Bota

Kuleba: 17 misione diplomatike ukrainase kanë marrë pako të dyshimta pas “letrës bombë” në Madrid

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se ambasadat në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali dhe Austri janë ndër ato që kanë marrë pakot e dyshimta.

3 Dhjetor 2022, 15:50 Nga k.m.
Kuleba: 17 misione diplomatike ukrainase kanë marrë pako të
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se 17 ambasada apo misione diplomatike të Ukrainës në mbarë botën kanë marrë letra bomba ose pako që përmbajnë pjesë kafshësh, siç i ndodhi dikujt që i çuan sy lope. Në një intervistë për CNN, ai tha: Nisi me një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Spanjë. Por ajo që pasoi këtë shpërthim ishte më e çuditshme, madje do të thosha e sëmurë.

Zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se ambasadat në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci, Itali dhe Austri janë ndër ato që kanë marrë pakot e dyshimta.

Kur u pyet se kush mendonte se qëndronte pas letrave, Kuleba tha: Ndihem i tunduar të them, të akuzoj Rusinë menjëherë, sepse para së gjithash duhet t’i përgjigjeni pyetjes, kush përfiton? Ndoshta kjo përgjigje është përgjigja ruse ndaj tmerrit diplomatik që ne i krijuam Rusisë në arenën ndërkombëtare, dhe kjo është mënyra se si ata po përpiqen të luftojnë ndërsa po humbasin betejat e vërteta diplomatike njëra pas tjetrës.

Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi për paketat në Madrid.

dmytro kuleba

Sondazh

Poll