Bota

AKSION NË LONDËR/ Arrestohet oligarku rus për pastrim parash dhe mashtrim, më pas lirohet me kusht

Po ashtu edhe një 35-vjeçar, i cili është i punësuar në rezidencën shumë-milionëshe në Londër u arrestua gjithashtu aty pranë, pasi u pa duke lënë banesën e rusit me një çantë që kishte mijëra paund në para.

3 Dhjetor 2022, 15:46 Nga k.m.
AKSION NË LONDËR/ Arrestohet oligarku rus për pastrim parash dhe
Pamje nga operacioni

LONDËR- Një milioner biznesmen rus është arrestuar në rezidencën e tij luksoze në Londër, i dyshuar për pastrim parash. 58-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, akuzohet gjithashtu për komplot pasi dyshohet se ka mashtruar zyrën e brendshme duke kryer dëshmi të rreme. Më shumë se 50 oficerë hynë në shtëpinë e biznesmenit në Londër.

Po ashtu edhe një 35-vjeçar, i cili është i punësuar në rezidencën shumë-milionëshe në Londër u arrestua gjithashtu aty pranë, pasi u pa duke lënë banesën e rusit me një çantë që kishte mijëra paund në para.

Një burrë i tretë, 39 vjeç, i cili është ish-i dashuri i partnerit aktual të biznesmenit, u arrestua në shtëpinë e tij në Pimlico, Londër, për vepra që përfshijnë pastrim parash dhe komplot për mashtrim.

Sipas raportimit të policisë, të tre personat e arrestuar janë liruar me kusht.

NCA tha se më shumë se 50 oficerë u përfshinë në operacionin në pronën e biznesmenit në Londër, ku u sekuestruan shumë pajisje dixhitale dhe një sasi e konsiderueshme parash./TheSun

londër

Sondazh

Poll