Bota

"Ka minuar reformat për demokraci", Parlamenti Evropian kërkon hetim për Oliver Varhelyin

Në një postim në Twitter eurodeputeti holandez shkruan se hetimet duhet të bëhen bazuar në raportet të cilat thonë se Varhelyi qëllimshëm ka minuar reformat për demokraci dhe sundtim të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin e në Bashkimin Evropian.

3 Dhjetor 2022, 11:27 Nga d.a.
"Ka minuar reformat për demokraci", Parlamenti Evropian
Varhelyi

BRUKSEL- Deputeti i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, ka njoftuar se Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme ka kërkuar hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në një postim në Twitter eurodeputeti holandez shkruan se hetimet duhet të bëhen bazuar në raportet të cilat thonë se Varhelyi qëllimshëm ka minuar reformat për demokraci dhe sundim të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin e në Bashkimin Evropian.

"Ka minuar reformat për demokraci", Parlamenti Evropian
Postimi

“Komisioni i Parlamentit për Punë të Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit për Zgjerim z. Varhelyi lidhur me raportet se ai minon qëllimisht demokracinë dhe reformat e sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE”, ka shkruar Reuten.

 

olivér várhelyi thijs reuten be nis hetimet per varhelyi

Sondazh

Poll