Aktualitet

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrin dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

3 Dhjetor 2022, 10:30 Nga k.m.
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, përplasen dy makina,
Pamje nga aksidenti

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë pranë fshatit Çerravë. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrin dhe si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Megjithatë pavarësisht përplasjes së fortë, deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve. Për të zbardhur ngjarjen që ka ndodhur, Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

aksident ne korce

Sondazh

Poll