Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Varhelyi takohet me Vuçiç: Duhet angazhim nga të dyja anët

Ai këtë e tha pas një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i pyetur nga një gazetar për deklaratën e Peter Stan, i cili u bën thirrje të dyja palëve që të respektojnë marrëveshjet, Verhelyi tha se deklarata e Stanit nuk duhet kuptuar si negative.

2 Dhjetor 2022, 22:53 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi, Varhelyi takohet me Vuçiç: Duhet
Aleksander Vuçiç dhe Oliver Varhelyi

SERBI- Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha sot se pa angazhimin e të dyja palëve, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të jetë i suksesshëm dhe se ky është rregulli themelor të cilit i përmbahet Bashkimi Evropian. Ai këtë e tha pas një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i pyetur nga një gazetar për deklaratën e Peter Stan, i cili u bën thirrje të dyja palëve që të respektojnë marrëveshjet, Verhelyi tha se deklarata e Stanit nuk duhet kuptuar si negative.

“Për ta thjeshtuar, ky është rregulli bazë i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që pa angazhim nga të dyja palët, ai nuk mund të jetë i suksesshëm dhe nuk mund të mbahet. gjatë këtij viti, prandaj kjo fjali është gjithmonë e nevojshme nëse duam të shohim angazhimin e të dyja palëve. Nuk ka kritika, është një deklaratë e thjeshtë e rregullave”, tha Varhelyi.

oliver varhelyi aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll