Bota

EMRI/ Arrestohet pas një muaji vrasësi i reperit Takeoff

Ende nuk është zbardhur dëshmia e 33-vjeçarit që mund të tregojë detaje mbi krimin që tronditi botën e shoubizit në nisje të nëntorit. 

2 Dhjetor 2022, 21:45 Nga F.M
EMRI/ Arrestohet pas një muaji vrasësi i reperit Takeoff
Takeoff

SHBA- Një 33-vjeçar i identifikuar si Patrick Clark është vënë në pranga këtë mbrëmje pasi akuzohet për vrasjen e reperit Takeoff, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor. Mediat shkruajnë se Clark është kapur nga policia e Houston. Ende nuk është zbardhur dëshmia e 33-vjeçarit që mund të tregojë detaje mbi krimin që tronditi botën e shoubizit në nisje të nëntorit. 

Takeoff, 28 vjeç, u qëllua në kokë dhe në shpatull teksa ndodhej në një festë private në rezidencën e tij. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje në orët e para të mëngjesit. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Pamjet e publikuara tregonin se si Quavo u përpoq dëshpërimisht të shpëtonte nipin e tij, por nuk ia doli dot.

takeoff patrick clark

Sondazh

Poll