Bota

Gjykata jep vendimin, Greqia do të lejojë punëtorët shëndetësorë të pavaksinuar të kthehen në punë

Gjykata më e lartë administrative e Greqisë, Këshilli i Shtetit, vendosi një ditë më parë se pezullimi i punonjësve mjekësorë të pavaksinuar ishte antikushtetues dhe në kundërshtim me parimin ligjor të proporcionalitetit.

2 Dhjetor 2022, 20:59 Nga I.A
Gjykata jep vendimin, Greqia do të lejojë punëtorët
Protesta

GREQI- Ministri i Shëndetësisë i Greqisë Thanos Plevris njoftoi se mijëra punonjës shëndetësorë që nuk pranuan të vaksinohen kundër COVID-19 dhe u pezulluan pa pagesë do të kthehen në rolet e tyre. Vendimi vjen menjëherë pas një vendimi të gjykatës për këtë çështje.

“Ai vendim do të zbatohet, edhe pse mendoj se është një vendim i rrezikshëm për shëndetin publik. Masa do të zbatohet pasi të kemi marrë të gjitha masat që të ketë një protokoll të rreptë për mbrojtjen e shëndetit publik”, tha Plevris.

Gjykata më e lartë administrative e Greqisë, Këshilli i Shtetit, vendosi një ditë më parë se pezullimi i punonjësve mjekësorë të pavaksinuar ishte antikushtetues dhe në kundërshtim me parimin ligjor të proporcionalitetit. Kjo, thanë ata, për faktin se zyrtarët kishin dështuar të vlerësonin ri-zgjatjen e mandatit për të dhënat e vazhdueshme epidemiologjike dhe gjetjet e besueshme shkencore.

“Dispozita e ligjit 4917/2022, e cila zgjati vlefshmërinë e rivlerësimit të vaksinimit të detyrueshëm të punonjësve në strukturat shëndetësore deri në datën 31-12-2022, është në kundërshtim me parimin kushtetues të proporcionalitetit”, tha trupi gjykues prej shtatë gjyqtarësh.

“Në këtë rast konkret, kur vendimet në fjalë u publikuan (31 mars 2022 dhe 14 prill 2022), kishte kaluar një periudhë kohore mbi tetë muaj nga koha kur u zbatua mandati i vaksinës për punonjësit e mjekësisë. Nuk është e qartë se mbi cilat të dhëna specifike shkencore është marrë vendimi për të zhvendosur datën e riekzaminimit në 31 dhjetor 2022," thuhet nw njoftimin e Gjykatws. 

Vendimi ishte në përgjigje të një padie të ngritur nga Shoqata Kombëtare e Punonjësve të Spitaleve Publike (POEDHN) kundër Ministrisë Greke të Shëndetësisë në emër të rreth 7,000 punonjësve shëndetësorë që u pezulluan pa pagesë nga 1 shtatori 2021. 

thanos plevris

Sondazh

Poll