2 Dhjetor 2022, 19:04
Nga I.A
Iran
IRAN- Irani ka dënuar me vdekje katër persona, të cilët i ka akuzuar për bashkëpunim me Izraelin. Kështu njoftoi Agjencia e lajmeve Mehr News.
Sipas agjencisë, të katër personat u arrestuan në qershor, dhe më pas u akuzuan se kishin marrë në pyetje njerëz në Iran, në bashkëpunimin me shërbimin e inteligjencës izraelite, Mossad.
Ndërsa tre persona të tjerë u dënuan nga Gjykata e Lartë e Iranit me nga pesë deri në dhjetë vjet burgim, me akuzat për "veprime kundër sigurisë së vendit", rrëmbim dhe posedim armësh.
Në fund të korrikut, policia iraniane kishte arrestuar një grup tjetër të një rrjeti të dyshuar spiunazhi, që sipas Teheranit kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës izraelite. Irani ka akuzuar në mënyrë të përsëritur armikun e përhershëm, Izraelin, për akte të supozuara sabotimi në objektet e tij kërkimore bërthamore, si dhe sulme kibernetike dhe vrasje të shkencëtarëve bërthamorë.
Me një listë të gjatë të krimeve për të cilat shqiptohet dënimi me vdekje, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 të burgosur gjatë vitit të kaluar. Vetëm Kina ka ekzekutuar më shumë të burgosur dhe atë mbi 1.000. Organizata Iran Human Rights, në fakt tha se shifra është 333, që paraqet një rritje të ekzekutimeve, krahasuar me vitin 2020, kur ishin ekzekutuar 267 të burgosur.
Marrë nga REL
protestat ne iran
Bota
2 Dhjetor 2022, 18:52
F.M
Sokol Halili
KOSOVË- Sokol Halili, personi që vrau gruan shtatzënë dhe veten, ngjarje që tronditi opinionin public në Kosov&e...
Bota
2 Dhjetor 2022, 18:38
Prona e ish-presidentit Donald Trump në Florida
SHBA- Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një ekspert i pavarur ligj...
Bota
2 Dhjetor 2022, 18:28
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Sokol Halili, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Hamide Magashi, më 30...
Bota
2 Dhjetor 2022, 18:00
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të veprojnë në mënyrë evropiane dhe të s...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:51
I.A
Protesta
TURQI- Mohammad Mehmet Ali humbi nënën dhe katër vëllezërit e motrat në një zjarr më 24 nëntor në...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:48
I.A
Delegacioni i BE
KOSOVË- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se nuk do të jenë në gje...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:46
k.m.
Pamje nga videoja
PRISHTINË- Sokol Halili i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzën&eu...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:44
I.A
Nasim Haradinaj
KOSOVË- Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare t...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:21
I.A
Foto ilustruese
INDONEZI- Parlamenti i Indonezisë pritet të miratojë një ligj të ri penal këtë muaj që do të d...
Bota
2 Dhjetor 2022, 17:11
Bundestagu
SHQIPËRI- Bundestagu ka miratuar ndryshime në të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Të huajt që kanë...