Aktualitet

Sekuestrohet 65 kg drogë në Malin e Zi, ishte nisur nga Shqipëria, dy persona në pranga

Më konkretisht, policia ka ndaluar për kontroll një dy makina, një tip ‘Skoda’ dhe një ‘Renault’, brenda të cilave u gjetën thasët me kanabis dhe u sekuestruan.

2 Dhjetor 2022, 20:23 Nga F.M
Sekuestrohet 65 kg drogë në Malin e Zi, ishte nisur nga
Droga e sekuestruar në Malin e Zi

MALI I ZI- 65 kg drogë e llojit kanabis është kapur në Malin e ZI, në Tuz. Mediat vendase shkruajnë se droga ishte nisur nga Shqipëria dhe është gjetur në dy mjete.

Më konkretisht, policia ka ndaluar për kontroll një dy makina, një tip ‘Skoda’ dhe një ‘Renault’, brenda të cilave u gjetën thasët me kanabis dhe u sekuestruan.

Në pranga kanë rënë dy persona të identifikuar me inicialet A.D., 27 vjeç dhe I.D., 23 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale ‘mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike’.

“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë,”- thuhet në njoftimin e policisë.

65 kg droge ne malin e zi

Sondazh

Poll