Aktualitet

Covid, MSH: 21 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po merr trajtim 1 pacient.

2 Dhjetor 2022, 19:27 Nga I.A
Covid, MSH: 21 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Covid

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19 nga 639 testime të kryera. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete. Rastet e reja janë shënuar nga 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan. Ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po merr trajtim 1 pacient.

Njoftimi i MSH:

2 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan. Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,521 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 21
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 639
Testime totale 2,009,897
Raste pozitive 332,267
Raste të shëruara 328,521
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 119
Gjirokastër 14
Fier 5
Berat 4
Shkodër 3
Elbasan 2
Durrës 2
Korçë 1
Vlorë 1

 

covid ne vend bilanci i covid ne vend

Sondazh

Poll