Aktualitet

Prishja e “Prestige Resort”, presidentja e PE: Liria e shtypit është një nga principet bazë të BE.

Metsola është shprehur se Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian.

2 Dhjetor 2022, 17:31 Nga I.A
Prishja e “Prestige Resort”, presidentja e PE: Liria e shtypit
Roberta Metsola

TIRANË- Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka komentuar prishjen e 'Prestige Resort'. Duke folur për News24, Metsola është shprehur se Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian. Metsola po ashtu u ka bërë thirrje aktorëve përgjegjës që të marrin masa ndaj intimidimit të gazetarëve dhe përfaqësuesve të mediave.

“Liria e shtypit është një nga principet bazë të Bashkimit Europian, të cilët Parlamenti Europian i mbron fortë jashtë dhe brenda BE-së. Ne presim që çdo vend aspirant për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian të përmbush maksimalisht këto principe. U bëjmë thirrje aktorëve përgjegjës të marrin masa kundër fjalimeve që nxitin urrejtjen, fushata shpifjesh, kërcënimet dhe intimidimet kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias”, tha Metsola.

roberta metsola shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll