Aktualitet

Dita e dytë e aksionit tek “Prestige Resort”, avokati: Nuk dimë se sa objekte do të shemben

Dje prishën restorantin, ndërsa sot po bëjnë gati të shembin me shpërthim të kontrolluar një prej hoteleve, por në fakt nuk dihet ende se çfarë do të prishet dhe sesa kohë do të vazhdojë aksioni.

2 Dhjetor 2022, 16:33 Nga k.m.
Dita e dytë e aksionit tek “Prestige Resort”, avokati: Nuk
Foto ilustruese

DURRËS- Shembja vazhdon në “Prestige Resort” për ditën e dytë radhasi. Dje prishën restorantin, ndërsa sot po bëjnë gati të shembin me shpërthim të kontrolluar një prej hoteleve, por në fakt nuk dihet ende se çfarë do të prishet dhe sesa kohë do të vazhdojë aksioni. Në një intervistë në "AbcNews", këtë shqetësim e ka ngritur edhe avokati i përzgjedhur nga kompania për t'i përfaqësuar në Gjykatë. 

“Po bëhet prishje pa akt shkresor dhe akt konstatimi, nuk e dimë çfarë planifikohet të prishet. Deri në këtë momente po procedojnë në hotelin 5 katësh, nuk dimë a do ketë të tjera. Pjesa më e madhe e objekteve të resortit janë me leje ndërtimi dhe një pjesë me çertifikatë pronësie të regjsitruara.”

Përfaqësuesit ligjorë edhe sot iu drejtuan për herë të dytë gjykatës, pasi një ditën e djeshme nuk morën përgjigje. Por edhe sot nuk e kanë arritur që të siguronin një datë gjyqi. 

“Kemi paraqitur dje një kërkesë për sigurim padie për prishjet në kompleks. Prisnim shortin dhe shqyrtimin. Po nuk u bë. Sot depozituam një tjetër kërkesë dhe po presim. Kërkesa është e një natyre urgjente. Pasi dëmet që do të vijnë nga mosmarrja e një mase do të jenë të jashtëzakonshme. Nëse një godinë shkatërrohet nuk sigurohet më s’mund të mbrohet më. Ngelet të kërkosh dëmet të cilat nuk e kthejnë godinë aty ku është. E në fakt dëmi është bërë.”

Tashmë në ambientin ku më herët ndodhej restoranti i resortit, kanë mbetur vetëm inerte, ndërsa fadroma vijon me shembjen deri në rrënimin e të gjithë godinës luksoze buzë bregdetit të Golemit. Përfaqësuesit e kompanisë pretenduan se aksioni i ri kishte qenë i paparalajmëruar dhe pa asnjë vendim zyrtar. Ata e konsiderojnë veprimin një sulm politik të qeverisë dhe i janë drejtuar Gjykatës së Durrësit për sigurim padie.

shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll