Aktualitet

Presidenti gjerman viziton Beratin, pas takimeve politike, Steinmeier zgjedh të 'pushojë' në qytetin e 1 mbi 1 dritareve

Ambasada gjermane shkruan se presidenti Steinmeier gjatë vizitës pati mundësinë që të njohë historinë dhe kulturën shqiptare. 

2 Dhjetor 2022, 16:21 Nga I.A
Presidenti gjerman viziton Beratin, pas takimeve politike, Steinmeier zgjedh
Frank-Walter Steinmeier dhe Ervin Demo

BERAT- Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka vizituar qytetin e Beratit ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada gjermane shkruan se presidenti Steinmeier gjatë vizitës pati mundësinë që të njohë historinë dhe kulturën shqiptare. 

Xhamia Mbret dhe Teqeja e Helvetive ishin ndalesa e parë në qendrën historike të qytetit. Më pas ata vizituan po ashtu edhe Kalanë e qytetit.

Postimi i Ambasadës Gjermane:

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Presidenti Federal Steinmeier vizitoi sot qytetin e Beratit - pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gjatë bisedave ndër të tjera me kryetarin e Bashkisë Ervin Demo, Presidenti Federal pati mundësinë të njohë nga afër historinë dhe kulturën shqiptare dhe të krijojë një përshtypje mbi shtrirjen e Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim.

frank-walter steinmeier frank-walter steinmeier viziton beratin

Sondazh

Poll