Sport

Presidenti i Federatës Gjermane kërkon të analizojë dështimin e Botërorit...

Ndërkohë që Gjermania po pret Euro 2024 pas një viti e gjysmë, presidenti i federatës njoftoi të premten se dëshiron të analizojë eliminimin e ekipit nga faza e grupeve të Botërorit të Katarit, për t'u përgatitur sa më mirë për këtë ngjarje madhështore.

2 Dhjetor 2022, 12:24 Nga DOSJA
Presidenti i Federatës Gjermane kërkon të analizojë
Bernd Neuendorf, president i Federatës Gjermane të Futbollit

KATAR - Ashtu si në vitin 2018, Gjermania u eliminua të enjten nga Kupa e Botës në Katar në fazën e grupeve, pavarësisht fitores ndaj Kosta Rikës (4-2). Një eliminim befasues i dyfishtë jo i parëndësishëm për një kampion bote në 2014 dhe gjysmëfinalist i Euro 2016. Një eliminim befasues i dyfishtë që shqetëson, mbi të gjitha tani një vit e gjysmë përpara Euro 2024, që do të organizohet në... Gjermani.

Për t'u përgatitur sa më mirë për këtë ngjarje dhe për të shmangur një tjetër nën-performancë në shtëpi, presidenti i Federatës Gjermane, Bernd Neuendorf, tha të premten në aeroportin e Dohas se donte një analizë të thellë të dështimit të ekipit të tij në Katar. Për ta bërë këtë, ai mbështet punën e trajnerit Hansi Flick dhe menaxherit të kombëtares Oliver Bierhoff në veçanti, të dy me kontratë deri në Euron e ardhshme, me të cilët do të takohet në javët e ardhshme.

Në fund të ndeshjes kundër Kosta Rikës të enjten, Hansi Flick kishte pohuar tashmë dëshirën e tij për të vazhduar në stolin e kombëtares gjerman. Prandaj, fjala e presidentit të federates gjermaane këtë të premte, duket se konfirmon se pozicioni i tij nuk është në rrezik, përveç nëse përfundimet e analizës së kërkuar zbulojnë nevojën për një ndryshim për të rivendosur imazhin e Mannschaft në 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll