Sport

VIDEO/ Lukaku thyen pankinën, vërtet nuk shënoi në ndeshje, por jashtë fushe e korrigjoi ndjeshëm shënjestrën…

Fakti që një prej skuadrave më të vlerësuar në Botë, e dyta në klasifikimin e FIFA-s, largohet me vetëm 3 pikë dhe një gol të shënuar në 3 ndeshje, tregon edhe një herë performancën e dobët veçanërisht të repartit të sulmit.

2 Dhjetor 2022, 12:08 Nga DOSJA

VIDEO/ Lukaku thyen pankinën, vërtet nuk shënoi në ndeshje,

KATAR - Elimimi i Belgjikës pas barazimit të fundit me Kroacinë ka qenë një nga surprizat e Botërorit.

Por fakti që një prej skuadrave më të vlerësuar në Botë, e dyta në klasifikimin e FIFA-s, largohet me vetëm 3 pikë dhe një gol të shënuar tregon edhe një herë performancën e dobët veçanërisht të repartit të sulmit.

Rastet e krijuara në ndeshjen e djeshme nuk ishin të shumta, por ra në sy mungesa e saktësisë dhe gjendja aspak e mirë e sulmuesit kryesor belg, Romelo Lukaku.

Në përfundim të ndeshjes duket qartë nëpërmjet kësaj videoje edhe shpërthimi i tij duke thyer pankinën e skuadrës së tij.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll