Bota

Detaje nga denoncimet e të ndjerës, 35-vjeçarja i kishte ofruar para ish-bashkëshortit që tal inte të qetë

Magashi e kishte denoncuar në hetuesi ish-bashkëshortin e dhunshëm ndërkohë që në dosjet kundër tij përmendet dhe një fakt tjetër që tregon tentativën e viktimës për të shpëtuar nga Halili. Në dosje thuhej se e ndjera i kishte ofruar para ish-bashkëshortin vetëm që ai ta linte të qetë. Madje ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.

2 Dhjetor 2022, 11:12 Nga d.a.
Detaje nga denoncimet e të ndjerës, 35-vjeçarja i kishte ofruar
Vendngjarja

KOSOVË- Dy ditë pas krimit mizor që i mori jetën 35-vjeçares Hamide Magashi detaje të reja zbulohen në lidhje me abuzimin nga ish-bashkëshorti, njëkohësisht dhe vrasësi i saj, Sokol Halili.

Magashi e kishte denoncuar në hetuesi ish-bashkëshortin e dhunshëm ndërkohë që në dosjet kundër tij përmendet dhe një fakt tjetër që tregon tentativën e viktimës për të shpëtuar nga Halili. Në dosje thuhej se e ndjera i kishte ofruar para ish-bashkëshortin vetëm që ai ta linte të qetë. Madje ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.

Në një procesverbal përshkruhet se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi.

“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor të cilin e ka siguruar KALLXO.com.

Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë Hamide Magashin me asnjë kusht, pasi nuk do lejonte që fëmiun ta mbante e ndjera. E gjithë kjo ishte thënë para gjykatës në kohën kur po vendosej urdhëri mbrojtës.

Të gjitha këto deklarata i kishte bërë i dyshuari Sokol Halili në kohën kur në Gjykatë po shqyrtohej kërkesa për mbrojtjen e viktimës. Ndërkaq deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se e njëjta kishte raportuar dhunën e vazhdueshme me të cilin ishte përballur e ndjera.

hamide magashi sokol halili vritet 35-vjecarja ne kosove

Sondazh

Poll