2 Dhjetor 2022, 08:35
Nga a.l
Pronat ne Florida te Donald Trump
SHBA- Një gjykatë federale e apelit ka ndalur shqyrtimin nga një ekspert i pavarur ligjor të dokumenteve të sekuestruara nga prona e ish-presidentit Donald Trump në Florida, duke hequr një pengesë që Departamenti i Drejtësisë tha se kishte vonuar hetimin penal lidhur me ruajtjen e informacionit qeveritar tepër sekret.
Vendimi i një trupe prej tre gjyqtarësh është një fitore e rëndësishme për prokurorët federalë, duke u hapur rrugën atyre që të përdorin si pjesë të hetimit të tyre të gjitha dokumentet e sekuestruara gjatë një kontrolli të FBI-së në Mar-a-Lago më 8 gusht.
Gjykata hodhi poshtë argumentet e avokatëve të ish-presidentit Trump, të cilët kishin thënë se ish-presidenti kishte të drejtë që një i ashtuquajtur “ekspert i pavarur ligjor” të kryente një shqyrtim neutral të mijëra dokumenteve të marra nga prona e tij.
Në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi muajin e kaluar prokuror të posaçëm, zotin Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi zoti Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024./VOA
donald trump
Bota
2 Dhjetor 2022, 08:21
a.l
Mbreti Charles III
ANGLI- Kur Mbreti Charles III mori monarkinë nga nëna e tij e ndjerë, Mbretëresha Elizabeth II,...
Bota
2 Dhjetor 2022, 08:31
A.B
Çifti
KOSOVË- Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjis...
Bota
2 Dhjetor 2022, 08:08
a.l
Sherr në parlamentin e Senegalit
AFRIKA PERËNDIMORE- Një përleshje e ashpër ndodhi në Parlamentin e Senegalit&...
Bota
2 Dhjetor 2022, 08:06
A.B
Ushtare
UKRAINË- 13,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, tha zyrtari i lartë, Mykhailo Podolyak. &...
Bota
2 Dhjetor 2022, 07:42
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur mirë emërimi...
Bota
2 Dhjetor 2022, 07:23
A.B
BRITANI E MADHE- Emigrantët kanë zbuluar se kanë qëndruar në hotele 100 £ në natë të financuar nga taksapaguesit...
Bota
1 Dhjetor 2022, 23:09
I.A
Doris Pack dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti priti sot në një takim miqësor miken...
Bota
1 Dhjetor 2022, 23:06
I.A
Milorad Dodik
SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi nuk do të të lejojë kurrë që Bosnja dhe H...
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:58
I.A
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë...
Bota
1 Dhjetor 2022, 22:46
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditu...