Bota

VIDEO/ Plas keq sherri në parlamentin e Senegalit, deputetët përleshen me grushta dhe karrige

Deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë.

2 Dhjetor 2022, 08:08 Nga a.l
VIDEO/ Plas keq sherri në parlamentin e Senegalit, deputetët
Sherr në parlamentin e Senegalit

AFRIKA PERËNDIMORE- Një përleshje e ashpër ndodhi në Parlamentin e Senegalit ditën e djeshme, gjatë seancës plenare ku po diskutohej për projketbuxhetin. Siç shihet edhe në video, deputeti ngrihet nga vendi, shkon te kolegia e tij dhe e godet me shuplakë. 

Situata duket se ka agravuar pasi kjo e fundit, nuk e ka lënë me kaq. Deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë. Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësen e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi, shkruajnë mediat e huaja. 

Siç pritej, takimi u ndërpre pasi pas përballjes së parë, pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. Episodi u transmetua në televizion./Dosja.al

perleshje ne parlamentin e senegalit

Sondazh

Poll