Bota

Dodik: Nuk do të lejojmë kurrë që Bosnje dhe Hercegovina ta njohë Kosovën

Dodik tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij dhe se ai është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht.

1 Dhjetor 2022, 23:06 Nga I.A
Dodik: Nuk do të lejojmë kurrë që Bosnje dhe Hercegovina ta
Milorad Dodik

SARAJEVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi nuk do të të lejojë kurrë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, janë pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, u tha Dodik

Dodik tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij dhe se ai është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht. Ndër të tjera, Dodik theksoi se shqiptarët nga Kosova janë separatistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët po tentojnë të kapin një pjesë legjitime të vendit dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

 

milorad dodik

Sondazh

Poll