Art&Argëtim

Robert Downey Jr flet për lidhjen me babain: Kur pinim drogë së bashku ai më shprehte dashurinë

 ‘Sr’, një dokumentar për babanë e Downey që u publikua në Netflix, Downey Jr flet si ishte jeta në familje, pasi prindërit e tij ishin gjithashtu të varur nga substancat narkotike.

1 Dhjetor 2022, 17:24 Nga I.A
Robert Downey Jr flet për lidhjen me babain: Kur pinim drogë së
Robert Downey Jr dhe babai i tij

SHBA- Aktori Robert Downey Jr ka folur për jetën e tij të hershme si dhe marrëdhënien që ka pasur me babanë në një dokumentar. ‘Sr’, një dokumentar për babanë e Downey që u publikua në Netflix, Downey Jr flet si ishte jeta në familje, pasi prindërit e tij ishin gjithashtu të varur nga substancat narkotike.

Roberti ishte i vetëdijshëm për atë që po bënte babai i tij që në moshë të vogël dhe shpjegoi: Unë gjithmonë e dija se çfarë po ndodhte në atë bodrum. Kishte shumë marihuanë dhe kokainë në shtëpi, kudo.

Ai filloi të përdorte lëndë narkotike kur ishte tetë vjeç, së bashku me të atin: Kemi ndryshuar vetëdijen me substanca. Kur unë dhe babai im përdornim drogë së bashku, ishte sikur ai po më shprehte dashurinë e tij në mënyrën e vetme që dinte.

Si arritën të linin drogën?

“Unë thjesht po luaja një lojë duke dashur të qetësoja veten ose të qëndroja lart, përpara se të pranoja faktin që gjërat kishin dalë jashtë kontrollit”, tha Robert.

Vdekja e nënës së tij nga në 1994 ishte një moment kyç si për të ashtu edhe për të atin në shërimin e tyre.

“Kur e humbe atë dhe qëndrove i pastër dhe unë isha ende atje, më the se duhej të qëndroja në këtë planet dhe të mos dorëzohesha”, shtoi ai.

robert downey jr

Sondazh

Poll