Bota

I dënuar për vjedhje, i riu arratiset nga burgu në Kosovë

Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

1 Dhjetor 2022, 22:09 Nga I.A
I dënuar për vjedhje, i riu arratiset nga burgu në Kosovë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një i burgosur është arratisur ditën e sotme nga burgu i Smrekonicës. Telegrafi shkruan se shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i dënuari, A. H sot është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës. Sipas një njoftimi, mungesa e tij është vërejtur në ora 19:00, gjatë numërimit të të burgosurve.

Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. A. H po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre vite për veprat penale, vjedhje e rëndë dhe vjedhje. Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”, thuhet në njoftim.

arratiset i burgosuri ne kosove

Sondazh

Poll