Bota

Shëtitja "e vdekjes" që i mori jetën Hamides shtatzënë! Dëshmitarja: Doli nga spitali për të blerë bukë

Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj.

1 Dhjetor 2022, 21:33 Nga I.A
Shëtitja "e vdekjes" që i mori jetën Hamides
Pamje nga ngjarja

35 vjeçarja Hamide Magashi e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë është vrarë të mërkurën brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gazeta Express shkruan se një familjare e gruas që kishte shoqëruar Hamide Magashin për të dalë dhe për të blerë bukë ka rrëfyer momentet para se të ndodhte vrasja.

Pasi kishin dalë jashtë për t’u nisur drejt vendit ku kishin planifikuar që të blenin bukë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e kanë takuar Sokol Halilin. Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj.

“Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu”, ka thënë ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00 në Prishtinë. Sokol Halili qëlloi për vdekje me armë zjarri  ish- bashkëshorten e tij shtatzënë Hamide Magashi para Maternitetit në Prishtinë. 35-vjeçarja ishte në javët e fundit të shtatzënisë. Ajo ishte paraqitur për kontroll pranë Maternitetit, por në oborr është konfliktuar me Halilin. Ish-Bashkëshorti i saj e ka qëlluar atë disa here me armë, por dy plumba kanë qenë ata që i kanë marrë jetën asaj dhe fëmijës së kishte në bark. Halili dhe Magashi kishin më pak se një vit të martuar bashkë dhe po prisnin fëmijën e tyre të parë. Por martesa e tyre kishte probleme dhe Magashi kishte kërkuar divorcin

hamide magashi sokol halili burri vret gruan shtatzene

Sondazh

Poll