Politike

Takimet Rama-Begaj-Steinmeier, Bushati: Ka Presidentë që të përkulen, ka që iu përkulesh…

Analisti Andi Bushati i ka postuar të dyja në profilin e tij në Facebook dhe krah tyre bën dallimin në lidhje me personin që është përkulur.

1 Dhjetor 2022, 23:01 Nga F.M
Takimet Rama-Begaj-Steinmeier, Bushati: Ka Presidentë që të
Takimet

TIRANË- Fotot e shkrepura gjatë takimeve që kryeministri Edi Rama ka bërë me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe me atë të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier flasin përmes pozicioneve. Analisti Andi Bushati i ka postuar të dyja në profilin e tij në Facebook dhe krah tyre bën dallimin në lidhje me personin që është përkulur.

Konkretisht në takimin e Ramës me Begaj, personi që është përkulur është ky i fundit. Ndërsa në takimin me Presidentin e Gjermanisë, është përkulur kryeministri i Shqipërisë.

“Ka Presidentë që të përkulen, ka që iu përkulesh,”- shkruan Bushati krah fotove.

edi rama bajram begaj frank-walter steinmeier andi bushati

Sondazh

Poll