Politike

Ambasadori Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

1 Dhjetor 2022, 18:48 Nga k.m.
Ambasadori Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së
Guido De Sanctis

TIRANË- Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, u shpreh ambasadori De Sanctis.

Por përpara se të emërohej kryetar i Prezencës së OSBE në Shqipëri, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

guido de sanctis

Sondazh

Poll