Politike

Berisha: Protesta është detyrim madhor, kush nuk del në shesh, meriton gjithçka që bën Rama!

Ai tha se protestën e 6 dhjetorit duhet ta kuptojnë si një mision për të përfaqësuar vlerat, idealet, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara të shqiptarëve.

1 Dhjetor 2022, 19:47 Nga F.M
Berisha: Protesta është detyrim madhor, kush nuk del në shesh,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se pjesëmarrja në protestën e 6 dhjetorit është detyrim për të gjithë demokratët. Në takimin me qytetarët në Tiranë, Berisha tha se nëse nuk dalin në shesh për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, do të meritojnë gjithçka që u bën kryeministri Edi Rama. Ai tha se protestën e 6 dhjetorit duhet ta kuptojnë si një mision për të përfaqësuar vlerat, idealet, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara të shqiptarëve.

Fjala e Berishës: 

Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh, nëse në datën 6 nuk do të jemi të gjithë në shesh, për të mbrojtur të drejt tona dhe për të paraqitur realitetin shqiptar, një realitet krejt tjetër nga ai që e paraqet propaganda e Edi Ramës, nga ai që paraqesin lobistët e Edi Ramës, të cilët duke përdorur dhjetëra milionë euro të taksave tuaja, korruptojnë kudo në vendet e tjera, qëndrime, deklarata që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar. Ndaj dhe protestën në datën 6, duket ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona, idealet që kemi, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara, që ky regjim me padrejtësitë e tij, iu imponojë qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, popullit opozitar.
Këtë protestë, duhet ta konsiderojmë një detyrim madhor, për ata qindra e mijëra të rinj të cilët u larguan nga ne, nga vatrat, familjet e tyre, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk u ofronte atyre në këto kushte në këtë regjim, ato kushte dhe mundësi që u takonin për të shkritë energjitë e tyre dhe për të ndërtuar jetën në vend. Në këtë kontekst, kjo është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë.

sali berisha

Sondazh

Poll