Politike

Zotimi i kandidatit në Primaret e PD: S’do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së, nuk shkel mbi gjakun tim

Ai tha se ngritjen e flamurit të LGBT-së e konsideron si shkeljen mbi gjakun e tij.

1 Dhjetor 2022, 21:37 Nga F.M
Zotimi i kandidatit në Primaret e PD: S’do lejoj që të
Fatmir Merkoçi

TIRANË- Një nga zotimet e një prej kandidatëve në Primarët e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës është mos lejimi i valëvitjes së flamurit të LGBT-së në Tiranë.

I ftuar në ‘Opinion’, Fatmir Merkoçi tha se asnjë flamur i këtij komuniteti nuk do të valëvitet në godinat e Bashkisë Tiranë. Ai tha se ngritjen e flamurit të LGBT-së e konsideron si shkeljen mbi gjakun e tij.

“duke qenë se i përkas të djathtës konservatore, nuk do lejoj në mënyrë kategorike që të valëvitet apo të vendoset flamuri i LGBT-së në Bashkinë e Tiranës. Jo! Unë i besoj dhe i falem Zotit, kombit dhe familjes. Për këto 3 gjëra nuk e diskutoj fare, të gjithë më njohin dhe e dinë shumë mirë, qoftë të majtë apo të djathtë, që jam njeriu më i pakorruptueshëm në këtë vend. Nuk shkel mbi parimet, nuk shkel mbi varrin e të parëve, nuk shkel mbi gjakun tim që e kam derdhur në mes të Tiranës, nuk shkel mbi vuajtjet dhe sakrificat e popullit të Tiranës,”- tha Merkoçi.

fatmir merkoci primaret ne pd

Sondazh

Poll