Politike

Berisha: Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës, se ata do të derdheshin në shesh

Berisha tha se Rama e ka bërë këtë gjë që punonjësit e administratës të mos dalin të protestojnë me Partinë Demokratike. 

1 Dhjetor 2022, 18:20 Nga F.M
Berisha: Edi Rama i tmerruar nga protesta, anuloi pushimin e administratës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se dita e pushimit që ishte vendosur për administratën më 6 dhejtor, është anuluar nga kryeministri Edi Rama. Në një takim me demokratët në Tiranë, Berisha tha se Rama e ka bërë këtë gjë që punonjësit e administratës të mos dalin të protestojnë me Partinë Demokratike. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama është tmerruar nga protesta dhe po të keni vënë re ju, të gjitha antenat e tyre, të gjithë gazetat dhe portalet e tyre, duan ta paraqesin sikur po bëhet kiameti në datën 6. Në datën 6 është triumfi i popullit opozitar, i cili do ti thotë Europës dhe botës se ky kryeministër është një mafie, mafioz i rrezikshëm për popullin e tij, se kjo qeveri është mafioze.
Se vërtetë jeni në Shqipëri, por ata institucione perëndimore që vlerësojnë funksionimin e shtetit ligjor, kanë gjetur Shqipërinë që është. 53 vende nën Kosovën, sepse Kosova zbaton ligjin, që do të thotë barazi para ligjit, garanci për të drejtat e njeriut.
Po nuk ndalet me kaq. Është 4 vende poshtë Vietnamit komunist. Shkoni ju në gjykata, nuk fitohen procese kundër qeverisë më, të gjitha i fiton me telefon Edi Rama me Engjëll Agaçi. Ky pra është një motiv tjetër themelor që në datën 6 të protestojmë për çdo shqiptar që nuk mund të jetë i pranishëm aty. E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë.

sali berisha

Sondazh

Poll