Sport

Polonia, Szczesny zbulon prapaskenën e bujshme: Ja si e humba bastin me Messin te penalltia e tij

Ka pasur një “bast në fushë” në ndeshjen Poloni-Argjentinë për penalltinë e Leo Messit. Wojciech Szczesny e zbuloi këtë pas ndeshjes në një intervistë për televizionin norvegjez TV2.

1 Dhjetor 2022, 14:46 Nga DOSJA

Polonia, Szczesny zbulon prapaskenën e bujshme: Ja si e humba bastin me

KATAR- Ka pasur një “bast në fushë” në ndeshjen Poloni-Argjentinë për penalltinë e Leo Messit. Wojciech Szczesny e zbuloi këtë pas ndeshjes në një intervistë për televizionin norvegjez TV2. Një bast që ndoshta nervozoi argjentinasin dhe e ndihmoi portierin polak të priste penalltinë. "Ne folëm para penalltisë - tha ai. “Unë i thashë 'vë bast 100 euro që arbitri nuk do të japë penallti' dhe e humba bastin kundër Messit".

Szczesny më vonë shpjegoi: "Unë nuk e di nëse është e ligjshme për Kupën e Botës, dhe ndoshta do të ndëshkohem për të. Por nuk më intereson. Dhe nuk do ta paguaj! Atij nuk i intereson 100 euro”.

Për kënaqësinë e tij personale, numri njw i Juventusit tha se "është bukur të preswsh penalltinë nga ai që mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Si portier është ndoshta ndjenja më e mirë që mund të kesh, dhe kur ai është në një Kupë të Botës, është shumë e bukur”, përfundoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

szczesny polonia katar

Sondazh

Poll