Aktualitet

Goditi me sqepar bodygardin e Ozilit, rikthehet në burg pas një muaji Klement Ndina

Ndina akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25-vjeçar.

1 Dhjetor 2022, 13:36 Nga A.B
Goditi me sqepar bodygardin e Ozilit, rikthehet në burg pas një muaji
Gjykata

GJIROKASTËR- Apeli i Gjirokastrës ka rikthyer në qeli personat që dhunuan me legë 63-vjeçarin në Përmet. Në burg janë rikthyer Klement Ndina dhe Gjergji Bojo. Ndina, është kthyer në qeli pasi një muaj më parë u la arrest shtëpie nga Gjykata e Përmetit. Ai akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25-vjeçar.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit, gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur të paligjshëm dhënien e kësaj mase ndaj Ndinës duke dhënë masën "Arrest në Burg".

Mesditën e 29 tetorit Konstandin Xhallo u dhunua nga dy personat duke mbetur i plagosur rëndë e është duke u trajtuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

klement ndina gjergji bojo kostandin xhallo

Sondazh

Poll