Art&Argëtim

Trazoi rrjetin me mesazhin e Neymar, Arbenita konfirmon dashur pa dashur ndarjen nga Fero

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale pikërisht pasi modelja zbuloi se ylli i futbollit, Neymar, i kishte shkruar.

1 Dhjetor 2022, 12:27 Nga a.l
Trazoi rrjetin me mesazhin e Neymar, Arbenita konfirmon dashur pa dashur ndarjen
Arbenita dhe Fero

KOSOVË- Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi i njohur Fero duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Së fundmi në rrjet qarkulloi një video që vetë modelja e kishte hedhur në Tik-Tok ku tregonte se futbollisti Neymar i kishte dërguar një mesazh emoji me zemra, por më pas e ka fshirë. 

Prej këtij veprimi, u spekulua se mes dyshes, të cilët janë edhe prindër të një vajze të vogël, raporti është prishur, por gjërat këtë herë duken mjaft serioze. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale pikërisht pasi modelja zbuloi se ylli i futbollit, Neymar, i kishte shkruar.

Trazoi rrjetin me mesazhin e Neymar, Arbenita konfirmon dashur pa dashur ndarjen
Arbenita Ismajli

Arbenita duket se u dha fund thashethemeve për ndarje, duke e konfirmuar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video ku thuhet: “A mendon se janë të rëndësishëm burrat?” dhe përgjigjja e saj është “Për çfarë?” Megjithatë 'gjuetarët' e showbizz janë gjithë sy e veshë për të kuptuar si qëndron e vërteta, pasi presin edhe një reagim nga ana e reperit./ Dosja.al

arbenita ismajli fero fera

Sondazh

Poll