Art&Argëtim

Pink bën blerjen e "çmendur", 5000 dollarë për një pikturë të pikturuar nga shimpanzetë

Ylli i popit bleu pikturën e saj të re në ekspozitën e parë të artit të shimpanzeve në Qendrën Simfonike të Botës së Re në Miami Beach.

1 Dhjetor 2022, 10:45 Nga a.l
Pink bën blerjen e "çmendur", 5000 dollarë për
Pink

SHBA- Kur vjen puna tek veprat e artit e sidomos ato më të veçantat, ylli i muzikës Pop, Pink nuk kursehet asnjëherë. Së fundmi ajo ka bërë edhe një blerje speciale, për të cilën është diskutuar në faqet e huaja, pasi ka shpenzuar 5000 dollarë për një pikturë të artit abstrakt, e cila është krijim i... një shimpanzeje .!  Ylli i popit bleu pikturën e saj të re në ekspozitën e parë të artit të shimpanzeve në Qendrën Simfonike të Botës së Re në Miami Beach.

 

Pink bën blerjen e "çmendur", 5000 dollarë për
Piktura abstrakte

Sipas mediave të huaja, një person nga organizimi i ekspozitës theksoi se Pink ishte "e entuziazmuar kur mësoi se shimpanzetë e shohin pikturën terapeutike dhe, si njerëzit, artistët e majmunëve priren të jenë introvertë". Vepra që tashmë i përket yllit 43-vjeçar quhet “Art by Patty & Kramer”./Dosja.al

pink

Sondazh

Poll