Aktualitet

U dhunua, drejtori i OSHEE-së në Lezhë: Ishin 3 persona, më goditën me levë

Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë, ai ka zbritur e më pas është dhunuar. Sipas Përndrecës, autorët ishin 3.

1 Dhjetor 2022, 10:36 Nga A.B
U dhunua, drejtori i OSHEE-së në Lezhë: Ishin 3 persona, më
Edmir Përndreca

LEZHË- Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca, i cili u dhunua një natë më parë ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. 

Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë, ai ka zbritur e më pas është dhunuar. Sipas Përndrecës, autorët ishin 3.

"Më ndoqën më goditën me makinë sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin tre persona por nuk i identifikova dot," tha ai.

Mbrëmjen e djeshme, mjeti i drejtuesit të OSHEE-së u godit nga pas. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën. Ky i fundit ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.

dhunohet edmir përndreca

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Dhjetor 2022, 10:24 k.m.

H&M së shpejti në Tiranë

H&M Kompania suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranver&eum...