1 Dhjetor 2022, 10:08
Nga A.B
Xhuliano Prela
LEZHË – Dosja e vrasjes së efektivit të policisë Xhulio Prela ka kaluar për gjykim. Gjykata ka marrë të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.
Redion Hysa do të përballet në gjykatë me akuzat, “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosje” si dhe “Prishje se rendit dhe qetësisë publike”. Ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza “Përkrahje e autorit të krimit”.
Xhulio Prela u vra mëngjesin e 5 dhjetorit të 2020 në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte ‘misteriozi’, dhe ka marrë të shara e ofendime nga ky i fundit. Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës nga personi që ende nuk i dihet identiteti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën efektivit. E ndërsa efektivi i FNSH-së nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Wolkswagen Passat”. Më pas, autori është larguar duke lënë pas policin e vdekur. Nikoll Sherrniku, i arrestuar për vrasjen e efektivit ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.
xhuliano prela redion hysa nikoll sherniku
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:43
A.B
Policia spanjolle
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë lëshur një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:39
A.B
Denisa Daka
TIRANË- Avokatja Denisa Daka është ndarë nga jeta. Juristja e cila prej shumë vitesh merrej me çështj...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:23
d.a.
Endrit Neza
BRITANI- Një shqiptar që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe në dy raste të ndara është burgosur dhe d...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:33
A.B
Edmir Perndreca
LEZHË-Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca, është ndjekur nga autorët e më pas është...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:13
d.a.
Malli i sekuestruar
ITALI- Paraditen e së martës, Karabinierët e Njësisë Operative të Modica së bashku me ushtarët ...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:13
a.l
Këmbësori përplaset nga 'Benz-i' në Vlorë
VLORË- Një aksident i rëndë ëshët shënuar m&eum...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 09:01
A.B
Mari Muka
TIRANË- Personi në foto është Mari Muka, 42-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me dy plumba në Gjerma...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 08:48
A.B
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola
TIRANË-Organizimi i vrasjes së Briken Sanajt ka ndodhur në një lokal në Lezhë. Kështu b&e...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 08:16
Forcat e IMT
DURRËS- Fadroma e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) policia dhe forcat genio kanë shkuar mëng...
Aktualitet
1 Dhjetor 2022, 08:07
A.B
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë vizitën e presidentit gj...