Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë/ 'Benz-i' përplas këmbësorin te vijat e bardha dhe largohet me shpejtësi (VIDEO)

Një makinë tip "Benz" ka përplasur një këmbësor teksa, ky i fundit ishte duke kaluar në vijat e bardha.

1 Dhjetor 2022, 09:13 Nga a.l
Aksident i rëndë në Vlorë/ 'Benz-i' përplas
Këmbësori përplaset nga 'Benz-i' në Vlorë

VLORË- Një aksident i rëndë ëshët shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Kastrioti". Një makinë tip "Benz" ka përplasur një këmbësor teksa, ky i fundit ishte duke kaluar në vijat e bardha. I plagosuri është nisur drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

"Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi K. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H. L., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin", njofton policia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

 Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentet është bërë shpejëtsia përtej normave të lejuara. / Dosja.al

aksident ne vlore

Sondazh

Poll