Aktualitet

Dhunimi i drejtorit të OSHEE në Lezhë, autorët e ndiqnin në çdo hap, i thyen krahun dhe këmbën

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune pranë si inxhinier pranë këtij institucioni.

1 Dhjetor 2022, 09:33 Nga A.B
Dhunimi i drejtorit të OSHEE në Lezhë, autorët e ndiqnin
Edmir Perndreca

LEZHË-Drejtori i OSHEE në Lezhë, Edmir Përndreca, është ndjekur nga autorët e më pas është qëlluar me sende të forta. Drejtorit të OSHEE-së i kanë thyer krahun dhe këmbën. Dhunimi i tij vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHE për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karriere të gjatë pune pranë si inxhinier pranë këtij institucioni.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Shënkollit në Lezhë. Mësohet se autorët kanë qenë tre persona, të cilët fillimisht kanë goditur nga pas qëllimisht mjetin e 43-vjeçarit Përndreca. Më pas drejtuesi i mjetit ka zbritur dhe është konfliktuar me drejtorin e OSHEE-së. Atij i kanë shkuar në ndihmë dhe dy pasagjerët e të tre e kanë dhunuar Përndrecën duke e lënë me fraktura në të gjithë trupin. 

 

edmir perndreca

Sondazh

Poll