Aktualitet

IMT dhe policia rikthehen sërish tek 'Prestige Resort', nxirren jashtë pushuesit dhe punonjësit

'News24' raporton se policia ka nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit nga ambientet e resortit. 

1 Dhjetor 2022, 08:16 Nga DOSJA
IMT dhe policia rikthehen sërish tek 'Prestige Resort', nxirren
Forcat e IMT

DURRËS- Fadroma e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) policia dhe forcat genio kanë shkuar mëngjesin e sotëm pranë “Prestige Resort”. 'News24' raporton se ata kanë nxjerrë me forcë pushuesit dhe punonjësit nga ambientet e resortit. 

Sipas tyre, policia ka shkuar në “Prestige Resort” herët në mëngjes pa paralajmërim me forca të shumta dhe kanë detyruar punonjësit të dalin jashtë.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e kontrollit të policisë dhe IMT-së mirëpo duhet thënë se kjo nuk është hera e parë.

Më 2 shtator, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi prishjen e 2 pishinave që sipas tyre janë pa leje dhe në kundërshtim me ligjin. Kjo ndërhyrje solli në atë kohë reagime të shumta politike nga të dyja palët. Drejtuesit e resortit akuzojnë qeverinë ndërsa kjo e fundit me anë të një reagimi nga ana e ministrisë së Brendshme sqaroi se aksioni i IMT-së është komfort regullave. 

imt ne prestige resort shembjet ne prestige resort

Sondazh

Poll