Aktualitet

Arrestohet trafikanti shqiptar i shumëkërkuar në Itali, si ndryshoi identitetin dhe u martua në Shqipëri për të humbur gjurmët

Gjatë kohës që ishte në arrati, shqiptari është siguruar të humbasë gjurmët duke ndryshuar identitetin e tij dhe ishte kthyer në Shqipëri ku kreu edhe një celebrim martesor.

1 Dhjetor 2022, 07:33 Nga a.l
Arrestohet trafikanti shqiptar i shumëkërkuar në Itali, si
Bergamo

ITALI- Një shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga policia Italiane, është vënë dje në pranga në Bergamo. Shqiptari 45- vjeçar akuzohet për një sërë veprash të rënda penale në vitin 2000, si trafik droge kryesisht heroinë dhe kanabis, pjesëmarrje në grup kriminal dhe vjedhje, për të cilat rrezikon të vuajë 7 vite burg.

Gjatë kohës që ishte në arrati, shqiptari është siguruar të humbasë gjurmët duke ndryshuar identitetin e tij dhe ishte kthyer në Shqipëri ku kreu edhe një celebrim martesor. Megjithatë duket se aventura përfundoi, kur ai u kthye në Itali dhe u vu në pranga nga autoritetet policore në Aeroportin e Bergamos. 

Sipas hetimeve nga autoritetet, shqiptari gjithashtu rezulton se është përfshirë në vjedhjen e disa makinave, përmes mashtrimit me shuma të mëdha parash ndaj kompanive të sigurimeve.

Sipas mediave të huaja, paraprakisht, për arsye hetimore identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende me dije, ndërsa pritet të vuajë dënimin me 7 vite burg në Bergamo, të vendosur nga Gjykata Italiane./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne ital

Sondazh

Poll