Sport

Japoni - Spanjë/ Spanjës i mjafton edhe barazimi, Japonia kërkon fitoren. Ja një parashikim dhe formacioni i mundshëm…

Spanja do të luajë me të njëjtin ekip si në dy ndeshjet e para, duke lënë mënjanë rotacionet masive që mendoheshin në përfundim të duelit ndaj Gjermanisë.

1 Dhjetor 2022, 08:36 Nga DOSJA

Japoni - Spanjë/ Spanjës i mjafton edhe barazimi, Japonia kërkon

KATAR - Spanja dhe Japonia takohen sot për grupin E, në një duel që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin Al Khalifa, i vetmi stadium i këtij Botërori, që nuk është ndërtuar nga e para.

Si vjen Spanja? Sfida Japoni-Spanjë vlen për të kaluar në raundin e 16-të.  Një barazim iu vlen spanjollëve për të përmbushur objektivin e 1/16-tës, por tashmë lojtarët dhe Luis Enrique e kanë bërë të qartë, të mos spekulojnë dhe të mos dalin pa fituar. Kjo nuk është një lajm i mirë për Japoninë, e cila mund të shohë, se si Spanja del me të njëjtin ekip në dy ndeshjet e para, duke lënë mënjanë rotacionet masive që mendoheshin në përfundim të duelit ndaj Gjermanisë. Nëse i kushtojmë vëmendje fjalëve të Luis Enrique, nuk do të pushojë as Sergio Busquets, që kërcënohet me sanksion për grumbullimin e kartonëve. Duket qartë se ata do të hyjnë në formacion Balde për Alba, Soler për Gavi dhe Morata për një nga sulmuesit. Ansu nga ana e tij është në pritje të momentit të tij dhe nuk përjashtohet aktivizimi i tij.
Ja dhe përbërjet e mundshme të Spanjës dhe Japonisë:

Japoni - Spanjë/ Spanjës i mjafton edhe barazimi, Japonia kërkon

Si mbërrin Japonia? Për Japoninë, është një finale. Pasi mposhtën Gjermaninë në ndeshjen e parë, ata nuk e prisnin pengesën ndaj Kosta Rikës dhe duhej të fitonin kundër Spanjës për të siguruar vendin e tyre në 1/16. Japonia është një ekip shumë fizik, i shpejtë dhe me shumë cilësi në sulm, gjë që e bën gjithmonë një kundërshtar të rrezikshëm.  Përqendrimi dhe mbrojtja janë pikat e tij më të dobëta dhe ato që mund ta lënë atë jashtë këtij Botërori.

Dueli i ndeshjes? Kamada kundër Pedrit. Futbollisti i Eintracht është një nga lojtarët më të talentuar të ekipit japonez, motori i skuadrës. Japonezi ka bërë 180 ndeshje në këtë Botëror, duke u spikatur në zonën krijuese, ndonëse ende nuk ka debutuar me gol apo asistim. E njëjta gjë ndodh edhe me Pedrin, të preferuarin e Luis Enriques, i cili ka luajtur 147 minuta, por ende nuk ka qenë vendimtar në zonën rivale. Japonia dhe Spanja i presin të dy.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll