Sport

GRUPI C/ Argjentina 'fluturon' drejt raundit tjetër, Polonia kualifikohet në mënyrë të turpshme! Arabia i bën gjëmën Meksikës

Argjentina nuk gabon dhe vazhdon rrugën e saj drejt Kupës së Botës 2022. Në ndeshjen e tretë të Grupit C, skuadra e Scalonit mund Poloninë 2-0 dhe përfundon grupin në vendin e parë dhe tani do të luajë ndaj Australisë në raundin tjetër.

30 Nëntor 2022, 22:09 Nga DOSJA

GRUPI C/ Argjentina 'fluturon' drejt raundit tjetër, Polonia

KATAR- Argjentina nuk gabon dhe vazhdon rrugën e saj drejt Kupës së Botës 2022. Në ndeshjen e tretë të Grupit C, skuadra e Scalonit mund Poloninë 2-0 dhe përfundon grupin në vendin e parë dhe tani do të luajë ndaj Australisë në raundin tjetër.

Në Stadiumin 974 në Doha në pjesën e parë, Argjentina dikton lojën, madje albiceleste mund të kishte kaluar në avantazh me Messin në minutën e 39' por sulmuesi i PSG gaboi nga penalltia me Szczesny që u tregua fenomenal. Më pas në pjesën e dytë Mac Allister në minutën e 46' zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Alvarez në 68' mbylli llogaritë.Pavarësisht humbjes, Polonia kalon në raundin tjetër falë golavarazhit.

Meksika fiton 2-1 kundër Arabisë Saudite, por është jashtë Botërorit për diferencë golash. Në fillim të pjesës së dytë, Martin (48') shënoi golin e parë, ndërsa Chavez (52') realizoi nga goditja e dënimit. Al Daësari shënoi në minutën e 95-të dhe dënoi Meksikën me -1 golë dhe 0 Polonia, që do të sfidojë Francën në 1/16.

GRUPI C/ Argjentina 'fluturon' drejt raundit tjetër, Polonia

E.Ç (Dosja.al)

katar 2022 argjentina meksika

Sondazh

Poll