Sport

Vjen edhe largimi i parë, Gerardo Martino nuk është më trajner i Meksikës...

E eliminuar nga Kupa e Botës, Meksika është në kërkim të një trajneri të ri pas përfundimit të kontratës me Gerardo Martinos.

1 Dhjetor 2022, 07:29 Nga DOSJA

Vjen edhe largimi i parë, Gerardo Martino nuk është më

KATAR - Në fund të kontratës në dhjetor, Gerardo Martino tashmë po largohet nga kombëtarja e Meksikës. Tekniku argjentinas e konfirmoi këtë në një konferencë për shtyp të mërkurën, pas eliminimit të ‘Tri’, edhe pse fitoi në ndeshjen e fundit ndaj Arabisë Saudite me rezultatin 2-1, të pamjaftueshëm për t’u kalifikuar:

“Unë jam përgjegjës për këtë zhgënjim, këtë trishtim. Unë marr përgjegjësinë për të. Dalja si kjo nuk kishte ndodhur për shtatë Botërorë... Kontrata ime përfundoi kur arbitri sinjalizoi fundin. Nuk ka më asgjë për të bërë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll