Aktualitet

“Do arrestojmë Fullanin”, gazetarja Anila Hoxha tregon pengun e jetës: Lashë babain në spital dhe ika!

Hoxha shtoi se në momentin që kishte marrë një mesazh ku i bëhej me dije se do të arrestohej Fullani, ishte larguar menjëherë nga spitali. 

30 Nëntor 2022, 23:35 Nga F.M
“Do arrestojmë Fullanin”, gazetarja Anila Hoxha tregon pengun e
Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka treguar një episod që i ka mbetur peng në jetën e saj. E ftuar në "Ftesë në 5", Hoxha thotë se në një rast ka lënë të atin në spital dhe është larguar. Ajo tha se bëhej fjalë për kohën kur nisi një një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Hoxha shtoi se në momentin që kishte marrë një mesazh ku i bëhej me dije se do të arrestohej Fullani, ishte larguar menjëherë nga spitali. 

“Në 2014 babi ishte shtruar në spital. Ishte dhe viti kur nisi një hetim i thelluar për ish-guvernatorin e bankës Ardian Fullani. Dhe një nga këto raste kur ne po prisnim përgjigjet në spital, mua më vjen një mesazh nga një prej burimeve “do arrestojmë Fullanin”. I kam lënë vëllait çelësat dhe ika”, u shpreh gazetarja.

anila hoxha

Sondazh

Poll