Bota

"Nuk është vendimi im dhe as politik", Kurti flet për dorëheqjet e policëve serbë në veri të Kosovës

Në fjalën e tij Kurti foli për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të policisë dhe tha se nuk ka qenë vendim i tij, ndërkohë që tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.

30 Nëntor 2022, 12:48 Nga d.a.
"Nuk është vendimi im dhe as politik", Kurti flet për
Kurti

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare ku në rend dite është interpelanca për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”, ku fjalën e ka marrë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij Kurti foli për dorëheqjet e zyrtarëve serbë të policisë dhe tha se nuk ka qenë vendim i tij, ndërkohë që tregoi se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjeve.

“Çështja e trajtimit të dorëheqjeve të zyrtarëve policorë nuk është vendim i imi, as i MPB-së, nuk është vendim politik. Vendim politik ka qenë dorëheqja politike. Për bindjen time, për arsye të paqena, thoshin morale dhe individuale e teksti krejt i njëjtë për secilin prej tyre. E njëjta krizë morale e individuale i kishte kapur kolektivisht bashkë secilin prej tyre me tekstin identik te dorëheqjes, ky është vendim politik. E përsëris thirrjen që asnjë serb të mos i braktisë institucionet. E tillë do të jetë edhe në ditët në vijim… Institucionet nuk janë të qeverisë dhe të një komuniteti, janë të të gjithë qytetarëve të Republikës”, tha ai.

albin kurti tensione në veri të kosovës dorehiqet lista serbe

Sondazh

Poll