Aktualitet

Konflikti me armë në takimin e PD/ 53-vjeçari i arrestuar i dënuar për vjedhje në Itali! Vite më parë qëlloi policin

Marku është arrestuar disa kohë më parë edhe në Shqipëri, për llogari të shtetit italian, por gjykata refuzoi ekstradimin dhe u la i lirë.

30 Nëntor 2022, 13:14 Nga A.B
Konflikti me armë në takimin e PD/ 53-vjeçari i arrestuar i
Van Rica dhe Kastriot Muka

TIRANË- Personi i cili u përfshi në konfliktin me armë zjarri në degën e Partisë Demokratike në Kurbin, nuk është emër i panjohur për policinë. Kastriot Marku, rezulton të ketë qënë i dënuar për vjedhje në Itali dhe ka vuajtur dënimin me 5 vite burg.

Marku është arrestuar disa kohë më parë edhe në Shqipëri, për llogari të shtetit italian, por gjykata refuzoi ekstradimin dhe u la i lirë. Vite më parë Marku në një konflikt me një punonjës policie e ka qëlluar me shpullë. Ai ka patur mbiemër tjetër, Prenga, të cilin mendohet se e ka ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë në Itali, ndërsa në kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike ka qenë drejtor i Ujësjellësit të Laçit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës gjatë një takimi të Partisë Demokratike. Rica, i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkozën, kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve. Kërkesa e 53-vjeçarit është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve. Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri pistolete në drejtim të dorës së sallës ku po zhvillohej mbledhja dhe më pas është larguar, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Pas disa orësh në arrati policia arriti të prangosë mëngjesin e së martës, 53- vjeçarin Rica, i cili rezulton të jetë punonjës i një policia private në Laç. Ndaj tij janë ngritur disa akuza penale, si ajo e “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

kastriot marku van rica te shtena me arme ne kurbin

Sondazh

Poll