Aktualitet

Ishte kthyer në "makth" për bizneset dhe banorët në Durrës, arrestohet 21- vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Në njoftimin nga policia sqarohet se 21- vjeçari është arrestuar në një lokal, duke vjedhur materiale të ndryshme. I riu me iniciale A. I., është autor i dIsa vjedhjeve në Durrës dhe është i dënuar më parë këtë vepër penale. 

30 Nëntor 2022, 12:40 Nga a.l
Ishte kthyer në "makth" për bizneset dhe banorët
Policia e Durrësit

DURRËS- Policia ka vënë në pranga sot një 21- vjeçar i cili akuzohet për vjedhje. Në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, një 32- vjeçar i identifikuar me iniciale O. A., magazinier i një kompanie për prodhimin e materialeve dhe R. K., pronari i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, të cilët akuzohen se kanë vjedhur disa herë gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi nga kompania. Në njoftimin nga policia sqarohet se 21- vjeçari është arrestuar në një lokal, duke vjedhur materiale të ndryshme. I riu me iniciale A. I., është autor i dIsa vjedhjeve në Durrës dhe është i dënuar më parë këtë vepër penale. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Spots”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe pronës.

-Vodhën materiale ndërtimi në një kompani, vihen në pranga magazinieri i kompanisë dhe pronari i një subjekti për tregtimin e materialeve të ndërtimit, që furnizohej nga kjo kompani.

-Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje në banesa dhe biznese të ndryshme. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një kompanie, për vjedhjen e materialeve të ndërtimit, nga magazinieri i kompanisë, kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e vjedhjes.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. A. ka shpërdoruar detyrën si magazinier i kompanisë për prodhimin e materialeve të ndërtimit dhe në bashkëpunim më shtetasin R. K., pronar i një subjekti tregtar që furnizohej me materiale ndërtimi nga kjo kompani, kanë vjedhur disa herë, gjatë muajit nëntor, materiale të ndryshme ndërtimi, nga kompania.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 54 thasë me materiale ndërtimi që dyshohet se janë vjedhur nga këta shtetas.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit O. A., 32 vjeç dhe R. K., 62 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
---
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës hetimore dhe policore, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes dhe nxjerren e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

A. I., 21 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë ditën e djeshme, duke vjedhur materiale të ndryshme, në një lokal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i 2 vjedhjeve të tjera: më datë 29.11.2022, ka vjedhur disa mjete pune, në banesën e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Durrës, dhe më datë 17.112022, ka vjedhur materiale të ndyshme elektrike, në një pallat në restaurim, në lagjen nr. 3 Durrës.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

operacioni i koduar

Sondazh

Poll