Aktualitet

Aksidenti ku vdiqën dy vajza në autostradën Tiranë-Durrës, Gjykata vendos "burg" për Arbër Tivarin, i riu ende në gjendje kome

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës, që deri më tani hetimet kanë nxjerrë përfundimin se shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse, me të cilën ndodheshin tre të rinjtë.

30 Nëntor 2022, 11:43 Nga k.m.
Aksidenti ku vdiqën dy vajza në autostradën
Arbër Tivari

DURRËS- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për 26-vjeçarin, Arbër Tivari, edhe pse i riu është aktualisht është në gjendje të rëndë në spital pas aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Në të njëjtin aksident ndërruan jetë Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi të cilat ishin pasagjere në makinën që drejtohen nga Tivari.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit pasi makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës Tiranë-Durrës, që deri më tani hetimet kanë nxjerrë përfundimin se shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse, me të cilën ndodheshin tre të rinjtë. Ndaj dhe i riu, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si shkaktar për vdekjen e dy të rejave. 

“Në përfundim të shyqrtimit, Gjykata e Rrethit Gjyqsor Durrës ka disponura me Vendim, ku ka vendosur: Të pranojë kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.  Të vlerësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit A.T i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” e parashikuar nga neni 290/4 i Kodit Penal.  Të caktojë ndaj të arrestuarit A. T. masën shtrënguese “Arrest me burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të arrestuarit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Durrës, brenda 5 (pesë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar,”-thuhet në njoftimin e publikuar.

Arbër Tivari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi në mars të vitit 2021, ai i shpëtoi një atentati pasi u qëllua në dorë nga Alket Buçpapaj, gjithashtu një person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

arbër tivari durres aksident tirane durres silva tom gjergji roxhesa klironimi

Sondazh

Poll