Aktualitet

VIDEO- Kontrolle në Tiranë/ Policia arreston dhe procedon 30 persona, drejtuan mjetin të dehur e pa leje drejtimi

30 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

30 Nëntor 2022, 11:57 Nga A.B
VIDEO- Kontrolle në Tiranë/ Policia arreston dhe procedon 30 persona,
Kontrollet

TIRANË- Policia Rrugore ka goditur raste të shkelësve të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera. 30 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Po ashtu, janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Rrugore e Tiranës/ Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, në kryeqytet, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave i është kushtuar drejtuesve të motomjeteve, të cilët gjatë qarkullimit në kushtet e erresirës, nuk përdorin jelekun fosforeshent, si dhe ndaj drejtuesve të mjeteve që kryejnë gara shpejtësie, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

▫️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 9 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

▫️30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️323 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë verifikuar dhe proceduar 143 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të jelekut fosforeshent në kushtet e errësirës.

kontrollet nga policia rrugore kontrolle

Sondazh

Poll