Bota

Ka tensionuar politikën në Malin e Zi, Abazoviç: Open Ballkan dhe Procesi i Berlinit nuk e pengojnë njëra-tjetrën

Si një nga mbështetësit e hapur të nismës së Ballkanit të Hapur dhe të Procesit të Berlinit, Abazoviç tha se këto dy nisma nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”.

30 Nëntor 2022, 11:40 Nga d.a.
Ka tensionuar politikën në Malin e Zi, Abazoviç: Open Ballkan
Abazovic

RUMANI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ndodhet në Bukuresht ku po merr pjesë në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të bllokut të NATO-s, ka folur rreth debatit mbi aderimin e vendit të tij në nismën e Open Ballkan.

Në një intervistë për portalin boshnjak Klix, si një nga mbështetësit e hapur të nismës së Ballkanit të Hapur dhe të Procesit të Berlinit, Abazoviç tha se këto dy nisma nuk e pengojnë njëra-tjetrën, por veprojnë si “konkurrencë e shëndetshme”.

Unë personalisht mbështes të gjitha format e bashkëpunimit rajonal, çdo gjë që kontribuon në një bashkëpunim më të madh, që jemi bashkë dhe jo në armiqësi, qoftë procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur. Kur bëhet fjalë për procesin e Berlinit, situata është paksa e kundërt, Ballkani i Hapur i dha vrull procesit të Berlinit, ka të bëjë me konkurrencë të shëndetshme”, tha Abazoviç.

Ai shtoi se dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk është lënë pas dore nga Ballkani i Hapur pasi sipas tij  iniciativa është bërë për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet me BeH-në, nuk kam dëgjuar që kjo iniciativë nuk është bërë për gjashtë vende, kjo është e rëndësishme të theksohet sepse ne në Ballkan gjithmonë kemi këtë zhgënjim që dikush dëshiron të bëjë diçka për ne. Ballkani Perëndimor ka shumë për të bërë për Bashkimin Evropian, por ne duhet t'i besojmë njëri-tjetrit”, përfundoi Abazoviç.

OB u lançua në nëntor 2019, nën emrin informal "mini Schengen", nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç , kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, me qëllim krijimin e një zone të lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Mali i Zi, Bosnje dhe Herzegovina (BiH) dhe Kosova nuk iu bashkuan nismës, megjithëse morën ftesa, duke përmendur arsye të ndryshme.

Një pjesë e publikut malazez pretendon se OB është një zëvendësues i keq për BE-në, se do ta distancojë Malin e Zi nga Brukseli dhe se Vuçiç do ta përdorë për të forcuar rolin e Serbisë në Ballkan, ndërsa disa ekonomistë vlerësojnë ndër të tjera se nisma mundëson një regjim tregtar tepër liberal, i cili cenon ligjet malazeze.

dritan abazoviç kriza politike ne mal te zi open ballkan

Sondazh

Poll