Bota

"Nuk e di nëse është pyetur Obama ndonjëherë për këtë", Marin dhe Ardern i përgjigjen pyetjes seksiste të gazetarit

Sanna Marin e Finlandës tha se ato u takuan se janë kryeministre, në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Qeverisë së Auckland të mërkurën në mëngjes, pasi një gazetar sugjeroi se disa njerëz mund të kenë menduar se po takohen sepse ndajnë një demografi të ngjashme.

30 Nëntor 2022, 11:50 Nga d.a.
"Nuk e di nëse është pyetur Obama ndonjëherë
Marin dhe Ardern

ZELANDA E RE- Kryeministret e Finlandës dhe të Zelandës së Re kanë hedhur poshtë sugjerimet se takimi i tyre i parë ballë për ballë në Zelandën e Re ndodhi sepse të dyja janë lidere femra të reja në moshë.

"Ne po takohemi sepse jemi kryeministre," tha Sanna Marin e Finlandës në një konferencë të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Qeverisë së Auckland të mërkurën në mëngjes, pasi një gazetar sugjeroi se disa njerëz mund të kenë menduar se po takohen sepse ndajnë një demografi të ngjashme.

Sipas Guardian, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Ardern tha se pyet veten nëse dikush ka pyetur ndonjëherë Barack Obamën dhe John Key nëse janë takuar sepse ishin të së njëjtës moshë.

"Ne, sigurisht, kemi një përqindje më të lartë të burrave në politik, është realitet, sepse dy gra takohen, jo thjesht për shkak të gjinisë së tyre," tha Ardern.

Ajo shtoi se të dyja ishin të fokusuar në përgjegjësinë që kishin, si lidere femra, ndaj grave në vendet që po përballen me rrethana të rënda, ku po shihet të shtypen dhe shkelen të drejtat më elementare të njeriut. Ardern përmendi Iranin në mënyrë specifike si një "shembull të mirë" të atyre rrethanave të tmerrshme.

Marin tha se ata të dyja donin të qëndronin së bashku për barazinë për t'u siguruar që çdo grua dhe vajzë në të gjithë botën do të ketë të njëjtat të drejta dhe të njëjtat mundësi si burrat.

Marin ndodhet në Zelandën e Re për turneun e saj të parë zyrtar, duke shënuar vizitën e parë në vend nga një kryeministër finlandez. Pas një takimi dypalësh të mërkurën në mëngjes, të dy udhëheqëset pohuan marrëdhëniet e ngrohta midis Zelandës së Re dhe Finlandës dhe angazhimin e tyre për të rritur mundësitë tregtare, trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe thellimin e lidhjeve.

sanna marin jacinda ardern

Sondazh

Poll