Aktualitet

Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, vdes vajza 6-vjeçare, sot i jepet lamtumira e fundit

Prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti, mirëpo e mitura gjeti vdekjen. 

30 Nëntor 2022, 08:43 Nga A.B
Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani, vdes vajza 6-vjeçare,
Sihana Gashi

GJERMANI- Tragjedi në familjen shqiptare e cila jeton në Gjermani. Një aksident i ka marrë jetën vajzës 6-vjeçare, Sihana Gashi.

E mitura u përfshi në një aksident së bashku me familjen e saj në Kostance, Gjermani. Prindërit e saj, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda nga aksidenti, mirëpo e mitura gjeti vdekjen. 

6-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit ditën e sotme në varrezat në Sarnen të Zvicrës orën 14:00.

Shkak i aksidentit u bë një shofere 28-vjeçare e cila hyri në korsinë e kundërt në hyrje të Autostradës 81 për arsye ende të panjohura,. Aty makina e saj është përplasur kokë më kokë me makinën e një burri 41 vjeçar. 41-vjeçari dhe pasagjerja 37-vjeçare – prindërit e vajzës, siç ka konfirmuar më vonë një zëdhënëse e policisë, janë lënduar rëndë, ndërsa 6 vjeçarja e cila ishte ulur në karrigen e pasme, humbi jetën. 

vdes 6-vjecarja shqiptare ne gjermani gjermani sihana gashi

Sondazh

Poll