Aktualitet

Shqiptarët 'bëjnë namin' për festa në rrugët e Londrës, ish-deputeti i Parlamentit Evropian reagon i shqetësuar: Zot na ndihmo!

Farage ka bërë retweet një postim të klerikut Clavin Robinson, në Tweeter, i cili shkruan "Nuk është një pushtim", duke e komentuar: "Kjo gjë po ndodhte natën e kaluar në Londër. Zot n'a ndihmo". 

29 Nëntor 2022, 15:20 Nga a.l
Shqiptarët 'bëjnë namin' për festa në
Shqiptarët duke festuar 110- vjetorin e Pavarësisë

ANGLI- Ish-deputeti i Parlamentit Evropain Nigel Farage ka reaguar pas festës së bujshme të shqiptarëve në rrugët e Londrës duke brohoritur nga makinat e tyre luksoze, në shoqërinë e këngëve e flamujve kuq e zi. Farage ka bërë retweet një postim të klerikut Clavin Robinson, në Tweeter, i cili shkruan "Nuk është një pushtim", duke e komentuar: "Kjo gjë po ndodhte natën e kaluar në Londër. Zot n'a ndihmo". 

Shqiptarët 'bëjnë namin' për festa në
reagimi i Nigel Farage

110 vjetorin e Pavarësisë, shqiptarët e Londrës kanë zgjedhur t'i japin vëmendjen maksimale, teksa janë mbledhur në rrugët e Londrës duke brohoritur dhe kënduar me flamujt kuq e zi. S'kishte si të ndodhte ndryshe. Edhe këtë vit ata kanë festuar duke xhiruar me makina luksoze. Siç shihet edhe në videot e publikuara nga media britanike DailyMail, dhjetëra Audi, Range Rovers dhe Porsche 4x4 bllokojnë trafikun rreth ëestministerit, ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Burra dhe gra, shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre, teksa në një video shihet edhe një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë rreth 120,000 dhe 160,000 £.

Në një video tjetër shihet sesi të rrinjtë shqiptarë nën shoqërinë e këngëvë patriotike bëjnë 'drift' nëpër rrugë. Atmosfera duket se është ndezur më shumë, teksa janë hedhur edhe fishekzjarre, nën shoqërinë e borive të makinave luksoze për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.

vajzat shqiptare me kostume tradicionale duke kërcyer në Londër

Në pamjet e siguruara nga media britanike, Daily Mail shihen gjithashtu vajza të reja të cilat kërcejnë në rrugë këngë popullore shqiptare te veshura me kostumin tradicional./ Dosja.al

nigel fragar shqiptaret ne londer

Sondazh

Poll